Sekuestrohet arsenal armësh në Gjilan, arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin për shitblerje dhe furnizim të paautorizuar me armë, ndërsa një i dyshuar i tretë ndodhet ende në kërkim policor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti raportohet të ketë ndodhur më 10 gusht 2026, rreth orës 11:00, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.
Gjatë kontrollit, efektivët policorë sekuestruan një arsenal armësh: 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, 1 armë të gjatë dhe 1 pushkë ajrore. Po ashtu u gjetën 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 leje armësh, një sasi parash të gatshme dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet dhe kërkimet për kapjen e personit të tretë po vazhdojnë.
Burimi: Klan Kosova