Saturday, 10 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Amerika›SHBA: Departamenti i Drejtësisë heton pesë rrjetet televizive për bojkotin e mbulimit të Trump-it

SHBA: Departamenti i Drejtësisë heton pesë rrjetet televizive për bojkotin e mbulimit të Trump-it

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim ndaj pesë rrjeteve kryesore televizive të vendit për bojkotin e përbashkët të mbulimit televiziv të presidentit Donald Trump, siç njofton Reuters.

Lajmin e raportoi e para The New York Times të shtunën, duke cituar gjashtë persona me njohuri për veprimin e departamentit. Sipas raportimit, rrjetet nën hetim janë ABC, CBS, CNN, NBC dhe Fox News.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë i tha gazetës se anëtarët e pool-it televiziv të shtypit kanë bojkotuar mbulimin e eventeve të Shtëpisë së Bardhë dhe se bojkotet në grup midis konkurrentëve komercialë mund të shkelin Aktin Sherman, ligjin amerikan kundër trusteve. Divizioni Antitrust po heton për të përcaktuar nëse këto organizata lajmesh kanë shkelur ligjet antitrust.

Sipas Reuters, as Departamenti i Drejtësisë dhe as rrjetet nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Rrjetet televizive e kishin pezulluar përkohësisht mbulimin e pool-it të Trump-it pasi presidenti ndaloi CNN, Politico dhe MS Now nga Shtëpia e Bardhë, por më pas e rikthyen mbulimin e presidentit republikan. Këto pesë organizata formojnë pool-in kryesor televiziv të Shtëpisë së Bardhë: ndajnë kostot e mbulimit të presidentit, radhiten për organizimin e mbulimit dhe ndajnë pamjet me mediat në gjithë vendin.

Lini një koment