E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan si dëshmi të aleancës së fortë mes dy vendeve.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, tha se SHBA e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

“Ne do ta vendosim flamurin tonë, flamurin tonë amerikan, në tokën e Jerusalemit për një kompleks ambasade të përhershëm dhe krejt të ri që do të shërbejë si ambasada jonë kryesore e aktiviteteve diplomatike këtu në Izrael”, shtoi ai.

Ambasada e re do të ndërtohet në kompleksin Allenby, në pjesën jugore të Jerusalemit.

Lini një koment