E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA – Paralizohen edhe aplikacionet bankare, pas kaosit digjital të Microsoftit dhe fluturimeve

SHBA – Paralizohen edhe aplikacionet bankare, pas kaosit digjital të Microsoftit dhe fluturimeve

– Platforma e monitorimit të ndërprerjeve, Downdetector raportoi sot probleme teknike dhe vështirësi në shërbimet e disa prej bankave më të mëdha në SHBA, përfshirë “JPMorgan Chase”, “Bank of America”, “US Bank” dhe “Wells Fargo”, sipas Reuters.

Një zëdhënës i “Chase Bank” konfirmoi se disa transaksione po kryheshin më ngadalë se zakonisht për shkak të një problemi teknik.

Megjithatë, sipas bankës, klientët vijonin të kishin akses në llogaritë dhe fondet e tyre.

Kompania deklaroi se po punonte për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të ishte e mundur.

Ndërkohë, televizioni CNBC raportoi, duke cituar një burim, se nuk kishte shenja të përfshirjes së aktorëve keqdashës në problemin teknik të “JPMorgan Chase”.

Gjithashtu, nuk kishte indikacione se një defekt i vetëm po prekte njëkohësisht disa banka.

Bankat e tjera, të kontaktuara nga agjencia Reuters, deklaruan se nuk po përballeshin me probleme të rëndësishme në sistemet e tyre./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment