SHBA-të anulojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës U-17 në Katar, për arsye sigurie
SHBA-të kanë bërë me dije se janë tërhequr nga Kupa e Botës FIFA Under 17 në Qatar, e programuar për të nisur më 19 nëntor, deri më 13 dhjetor. Vendimi është marrë për arsye sigurie, për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
“Ju informojmë se kemi marrë vendimin e vështirë që të anulojmë përgatitjet për Kupën e Botës dhe pjesëmarrjen tonë në këtë kompeticion”, – ka deklaruar Federata Amerikane e Futbollit në një mesazh që u ka dërguar lojtarëve.
“Për fat të keq, duke parë rrethanat aktuale, paralajmërimin ndaj udhëtarëve të nivelit 3 të dhënë nga Departamenti i Shtetit dhe direktivat për personelin e ambasadës dhe familjeve të tyre, nuk jemi në gjendje të marrim pjesë në turne”, – shton federata amerikane.
Lufta në Lindjen e Mesme ka nisur në shkurt me sulmet USA-Izrael kundër Iranit, që reagoi, duke shënjestruar edhe vende aleate të Washington-it në rajon. Që atëherë shumë evente sportive në Lindjen e Mesme janë anuluar, shtyrë apo transferuar në vende të tjera.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.