E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA – Trump: ‘Irani është ”gati të dorëzohet” dhe çështja do të zgjidhet shumë shpejt

SHBA – Trump: ‘Irani është ”gati të dorëzohet” dhe çështja do të zgjidhet shumë shpejt

UASHINGTON, 2 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani është “gati të dorëzohet” dhe se çështja “do të zgjidhet shumë shpejt”.

Duke folur në një aktivitet të fushatës zgjedhore të ndërmjetme në fabrikën e “Peterbilt Motors” në Denton, Teksas, presidenti amerikan tha se beson se ”Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën menjëherë pas zgjedhjeve”, ndërsa shtoi se kjo mund të ndodhë “ndoshta edhe para zgjedhjeve”.

“Do të sigurohem që çështja e Iranit të zgjidhet shumë shpejt,” tha manjati, duke shtuar se ”çmimet e energjisë do të bien shumë, shumë shpejt”.

Lini një koment