Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit automjetit të tyre

Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit automjetit të tyre

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC), ka aktivizuar një shërbim të ri në Platformën eKosova, përmes të cilit pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit të tyre.

Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook.

“Ky shërbim synon t’ju ndihmojë të jeni të informuar me kohë dhe të kryeni obligimet që lidhen me automjetin tuaj brenda afatit. Platforma e shërbimeve elektronike eKosova”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

Lini një koment