Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaShoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e çojnë ligjin e pagave në Kushtetuese, kërkojnë shfuqizimin e votimit të Parlament

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e çojnë ligjin e pagave në Kushtetuese, kërkojnë shfuqizimin e votimit të Parlament

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e ligjit nr. 95/2026, që ndryshon ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në kërkesën e depozituar më 21 shtator 2026, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, tre shoqatat kërkojnë gjithashtu pezullimin e zbatimit të ligjit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Shoqatat argumentojnë se Kuvendi nuk miratoi ndryshimet ligjore brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e 17 shkurtit 2026, ndërsa kërkesa ngre edhe çështje lidhur me zbatimin e vendimit kushtetues dhe përcaktimin e pagës referuese të magjistratëve.

Në dokument thuhet gjithashtu se KLGJ dhe KLP kishin miratuar vendime për përcaktimin e pagës referuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por më pas ekzekutimi i diferencave të pagave u përball me problematika në procedurat e Thesarit.

Kërkesa tashmë i është paraqitur për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

Lini një koment