E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaShpalli Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste, DASH falenderon Kosovën

Shpalli Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste, DASH falenderon Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falenderuar Kosovon për vendimin e saj për ta shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falenderuar Kosovon për vendimin e saj për ta shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste.

Vlerësimi ka ardhur nga Vlerësimi ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konkretisht nga Byroja për Kundërterrorizëm, e cila e cilësoi këtë hap si një sinjal të fortë në luftën kundër terrorizmit.

“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, thuhet në reagimin e publikuar në platformën X.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është marrë më 20 prill, duke e përfshirë Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste në territorin e vendit.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ky vendim synon të forcojë bazën ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehnur se ky vendim është si një qëndrim i qartë dhe i bazuar në parime.

“Republika e Kosovës e shpalli IRGC-në organizatë terroriste. Një vendim i qartë, i bazuar në parime: qëndrojmë me aleatët tanë, me sigurinë demokratike dhe kundër terrorit në të gjitha format”, thotë Konjufca.

We thank Kosovo for standing against terrorism and designating the IRGC as a terrorist organization. https://t.co/aX29dQasVU

Lini një koment