Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, çfarë deklaruan avokatët e tyre

Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, çfarë deklaruan avokatët e tyre

Shtyhet sërish seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina Palloj.

Në seancë të pranishëm si publik ishin avokatët e Metës dhe Kryemadhit. Kryesuesi i trupit gjykues Erjon Bani kërkoi nga avokati i Ilir Metës Bujar Musta , të deklaronte arsyen përse nuk donte të përfaqësonte klientin, ndërsa qëndronte në sallë.

Musta tha para gjykatës se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjes e licencës nëse thyen bojkotin.

Bani i bëri me dije se po cënohet administrimi i drejtësisë dhe kjo përbën vepër penale, sipas nenit 264 të Kodit Penal, “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”.

Ndërkohë Meta tha se kjo situatë po cënon interesat e tij për proces gjyqsor dhe se avokati është në pozitë për shkak të licensës.

Lini një koment