E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiSilvinjo e riktheu pasi ishte harruar, mesfushori i Kombëtares drejt firmës në Gjermani

Silvinjo e riktheu pasi ishte harruar, mesfushori i Kombëtares drejt firmës në Gjermani

Enis Çokaj mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Interes për mesfushorin shqiptar ka Bokumi, që është pjesë e Bundesligës 2. Çokaj do të ishte transferim nga Panathinaikos. Kontrata e lidh me këto të fundit deri në fund të sezonit, edhe pse aktualisht është i huazuar te Levadiakos. I lindur në Koplik, Çokaj e niste te […]

Enis Çokaj mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Interes për mesfushorin shqiptar ka Bokumi, që është pjesë e Bundesligës 2.

Çokaj do të ishte transferim nga Panathinaikos. Kontrata e lidh me këto të fundit deri në fund të sezonit, edhe pse aktualisht është i huazuar te Levadiakos.

I lindur në Koplik, Çokaj e niste te moshat e Vllaznisë dhe Shkëndijës, para se të transferohej te Lokomotiva. Më pas, 27-vjeçari luajti edhe me Laçin në Abissnet Superiore si i huazuar nga klubi kroat.

Panathinaikos i bleu kartonin në vitin 2022. Tashmë është drejt eksperiencës për herë të parë në Gjermani. Kujtojmë se trajneri Silvinjo e ktheu te Kombëtarja përgjatë vitit të kaluar, ku mori minuta ndaj Gjibraltarit në miqësore.

Lini një koment