Saturday, 18 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaSOFT NEWS – Macet qendra e vëmendjes për gazetarët e huaj pas samitit të NATO-s

SOFT NEWS – Macet qendra e vëmendjes për gazetarët e huaj pas samitit të NATO-s

ANKARA, 8 korrik /ATSH-AA/ – Qendra Ndërkombëtare e Medias, e themeluar në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, po pret përfaqësues të shtypit nga e gjithë bota që kanë ardhur në Ankara për Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Pjesëtarët e shtypit, përfshirë gazetarë, fotoreporterë, kameramanë dhe përfaqësues të medieve dixhitale dhe organizatave ndërkombëtare të transmetimit, po ndjekin zhvillimet e samitit moment pas momenti në ekranet e vendosura në zonat e tyre të punës.

“Llokum”, një mace e Ankarasë, dhe kotelja e saj “Akkiz”, nga Biblioteka Kombëtare Presidenciale, u sollën në zonën ku ndodhen përfaqësues të shtypit vendas dhe të huaj.

Kotelja, e cila tërhoqi vëmendjen me qimet e saj të gjata të bardha, sytë shumëngjyrësh dhe sjelljen e lezetshme, u bë shpejt qendra e vëmendjes për përfaqësuesit e shtypit.

Shumë gazetarë bënë foto me macen.

Nga ana tjetër, në seksionin e shërbimit të ushqimit të Qendrës, shërbehen pjata dhe ëmbëlsira tradicionale unike për rajone të ndryshme të Turqisë.

Përveç kësaj, akullorja e “Marasit”, e përgatitur nga mjeshtra duke përdorur metoda tradicionale, u ofrohet edhe anëtarëve të shtypit./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

Lini një koment