Sunday, 25 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Solidaritet për Erjon Vishkullin, protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë (VIDEO)

Solidaritet për Erjon Vishkullin, protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë (VIDEO)

Protesta e kësaj të diele para Kryeministrisë ka sjellë një tjetër moment simbolik solidariteti. Protestuesit kanë shpërndarë leukoplaste për syrin në shenjë mbështetjeje dhe sensibilizimi për Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin i cili mbeti i lënduar rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me plumb gome në sy.

Disa protestues gjithashtu kanë shprehur solidarizimin e tyre ndaj Erjon Vishkullit me thirrje dhe me shkrime në bluza.

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, shkruhej në bluzat e disa protestuesve.

Lini një koment