Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango
Ish-ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK ku do të dëshmojë lidhur me procesin ‘Partizani’. Ai është thirrur nga SPAK për të dëshmuar.
Seanca pritet të fokusohet në dëshmitë e personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Procesi vijon në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të debatuara të viteve të fundit në vend.
Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.