E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Stamboll, policia turke bastis selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe arreston drejtuesit

Stamboll, policia turke bastis selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe arreston drejtuesit

Policia turke kreu në agim të 17 nëntorit një operacion në selinë e Sozcu TV në Stamboll, një nga kanalet televizive më të njohura pranë opozitës ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, siç njofton Shqiptarja.com.

Sipas raportimeve të mediave lokale, autoritetet arrestuan dy nga drejtuesit e stacionit dhe emëruan një administrator që do të menaxhojë median. Po sipas raportimeve të mediave lokale, u lëshuan katër urdhër-arreste.

Operacioni, siç njofton Shqiptarja.com, bazohet në akuzat që lidhen me anëtarësimin e dyshuar të pronarit të Sozcu TV, Burak Akbay, në rrjetin e përfshirë në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi.

Lini një koment