PRAGË – Përplasen dy trena pasagjerësh, dhjetëra të plagosur
PRAGË, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Dy trena pasagjerësh janë përplasur mëngjesin e kësaj të marte pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës, në Republikën Çeke, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, në një urë hekurudhore mbi rrugën Seifertova, në zonën e Pragës 3, pranë stacionit kryesor të trenave.
Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, në aksident u përfshinë dy trena të kompanisë hekurudhore çeke, “ceske drahy”, të identifikuar si Os 9409 dhe Os 9507.
Sipas shërbimeve zjarrfikëse, dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur. Disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët kanë pësuar dëmtime më të lehta. Të plagosurit janë transportuar në spitale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e urgjencës mjekësore, të cilat po kujdesen për të plagosurit.
Përplasja ka ndërprerë përkohësisht qarkullimin hekurudhor pranë stacionit kryesor të Pragës. /