E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Sulmet izraelite në Liban, Macron i bën thirrje Netanyahut: Trego përgjegjësi dhe racionalitet

Sulmet izraelite në Liban, Macron i bën thirrje Netanyahut: Trego përgjegjësi dhe racionalitet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të tregojë ” përgjegjësi dhe racionalitet “, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron, duke vlerësuar se sulmet kundër Hezbollahut në Libanin jugor ” janë, në planin afatgjatë, në kundërshtim me interesat e Izraelit “.

“Hezbollahu është një rrezik për Izraelin, kjo është absolutisht e vërtetë”, por siguria e shtetit hebraik “nuk mund të garantohet duke pushtuar territoret fqinje”, tha presidenti francez për France 2.

Ai shtoi se politika e Netanyahut si në Liban, ashtu edhe në Gaza dhe në Bregun Perëndimor “nxit pakënaqësi dhe dhunë midis popullatave të rajonit ” .

Presidenti francez njoftoi se do të përpiqet të mobilizojë përsëri bashkësinë ndërkombëtare për të “ndihmuar ushtrinë libaneze të rimarrë kontrollin e territorit të saj”.

Lini një koment