E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Bashkimi Europian kërkon përshpejtimin e reformës zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Gjatë një takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur drejt anëtarësimit, por faza përfundimtare është më e vështira dhe kërkon më shumë rezultate në një kohë më të shkurtër.

Ambasadorja theksoi nevojën për një debat të mirëfilltë mbi reformën zgjedhore, ndërsa në takim u identifikuan pesë prioritete: parandalimi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, roli i administratës publike gjatë fushatës, financimi i partive dhe fushatave zgjedhore, profesionalizimi i administratës zgjedhore dhe garantimi i votës për qytetarët që aktualisht nuk kanë mundësi ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Nga ana e tij, KQZ theksoi se rekomandimet teknike janë zbatuar, ndërsa ndryshimet me karakter politik kërkojnë vendimmarrjen e qeverisë dhe Kuvendit.

Lini një koment