E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Takimi i Ramës me qytetarët në Vlorë, policia shoqëron aktivistin Baki Goxhaj

Takimi i Ramës me qytetarët në Vlorë, policia shoqëron aktivistin Baki Goxhaj

Aktivisti Baki Goxhaj pasditen e kësaj të shtunë është shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Goxhaj raportohet se ishte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës ku kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët lidhur me reformën territoriale.

Forca të policisë ndodhen në ambientet e jashtme të pallatit të Kulturës për të siguruar që takimi të zhvillohet pa incidente. Dyshohet se ai është shoqëruar pas informacioneve se mund të kishte reagim ndaj kryeministrit Rama. Bashkëshortja e saj ka kundërshtuar shoqërimin teksa pyeste policët për arsyen e shoqërimit të tij.

Lini një koment