E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Takimi informues mbi Reformën Territoriale, Rama ndan pamje nga diskutimi me qytetarët në Gjirokastër

Takimi informues mbi Reformën Territoriale, Rama ndan pamje nga diskutimi me qytetarët në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të shtunë mbi Reformën Territoriale për bashkitë në Qarkun Gjirokastër.

Ky ishte një takim informues mbi Reformën Territoriale, ku u diskutua për një organizim më funksional të qeverisjes vendore dhe përfaqësim më të drejtpërdrejtë të qyteteve në këshillat bashkiakë.

Kryeministri theksoi nevojën për riorganizimin e njësive administrative dhe për një përqendrim më racional të funksioneve në nivel vendor.

“Gjirokastër, diskutim pa media për bashkimet e Libohovës – Gjirokastër, Memaliaj – Tepelenë, Këlcyrë – Përmet, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkruan Rama bashkëngjitur me pamjet.

Lini një koment