Të enjten rikthehet Parlamenti, Peleshi nxjerr urdhrin për seancën e 18 nëntorit! Kuvendi voton në parim projektbuxhetin 20
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nxjerrë urdhrin për zhvillimin e seancës plenare të datës 18 nëntor, ku në rendin e ditës është parashikuar votimi në parim i projektbuxhetit të Shqipërisë për vitin 2027.
Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi dhe votimi i buxhetit të shtetit ndjek një procedurë të veçantë, të përcaktuar. Buxheti nuk votohet vetëm në një seancë.
Fillimisht, më datën 18 zhvillohet seanca plenare për miratimin në parim më pas shqyrtimi nen për nen në komisione dhe në fund seanca plenare për votimin përfundimtar, që duhet të bëhet dy javë pas seancës së parë.
Sipas rregullores, në seancën e së enjtes:
-Paraqitet raporti i Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
-Zhvillohet diskutimi në parim.
-Shqyrtohen dhe votohen fillimisht projektligjet financiare që lidhen drejtpërdrejt me buxhetin.
-Më pas votohet në parim projektligji i buxhetit të shtetit.
-Pas miratimit në parim, projektbuxheti kthehet në komisione për shqyrtimin nen për nen.