“Të gjithë në stadium”, nisma e veçantë e Egnatias për ndeshjen e radhës në Conference League
Të enjten e 26 nëntorit, Egnatia do të përballet me Lincoln Red Imps në orën 18:45 në stadiumin “Air Albania”, në sfidën e katërt të fazës së ligës në Conference League.
Klubi rrogozhinas kërkon mbështetjen e tifozëve për këtë ndeshje, madje drejtuesit e Egnatias kanë menduar një gjetje origjinale: duke ofruar bileta me çmim proporcional prej vetëm 2 mijë lekësh duke nisur nga dita e nesërme.
“Ejani të mbështesim Egnatian në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit në UEFA Conference League!
Ekipi ka nevojë për mbështetjen e çdo tifozi, për zërin dhe pasionin e tribunave tona. Së bashku jemi më të fortë!
Nga nesër, biletat do të mund t’i gjeni edhe fizikisht pranë biletarisë së stadiumit Air Albania, me çmimin special të ofertës prej vetëm 200 LEKË”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Egnatia kërkon fitoren e parë në fazën e ligës në Conference League, pasi deri më tani në 3 ndeshje të luajtura kampionët e Shqipërisë kanë arritur të grumbullojnë 2 pikë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.