E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiTe Tirana ishte bomberi i skuadrës, sulmuesi “zhduket” plotësisht dhe largimi bëhet çështje kohe

Te Tirana ishte bomberi i skuadrës, sulmuesi “zhduket” plotësisht dhe largimi bëhet çështje kohe

Ualid Zharmuni është zhdukur plotësisht pas largimit nga Tirana. Hasania e transferoi në Marok me shumë bujë, por këtë sezon regjistron vetëm dy paraqitje si zëvendësues. Zharmuni nuk është pjesë e skuadrës që nga fundi i janarit. Ndarja me klubin maroken duket e pashmangshme, edhe pse kontrata i përfundon në vitin 2028. 25-vjeçari ishte golashënuesi […]

Ualid Zharmuni është zhdukur plotësisht pas largimit nga Tirana. Hasania e transferoi në Marok me shumë bujë, por këtë sezon regjistron vetëm dy paraqitje si zëvendësues.

Zharmuni nuk është pjesë e skuadrës që nga fundi i janarit. Ndarja me klubin maroken duket e pashmangshme, edhe pse kontrata i përfundon në vitin 2028.

25-vjeçari ishte golashënuesi kryesor i Tiranës në edicionin e kaluar. Me bardheblutë shënoi 13 gola gjatë kampionatit, ndërsa asistoi edhe dy të tjerë.

Lini një koment