E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tentoi ta qëllonte me armë sapo doli nga lokali, dalin pamjet. Autori ende në arrati në Elbasan (VIDEO)

Tentoi ta qëllonte me armë sapo doli nga lokali, dalin pamjet. Autori ende në arrati në Elbasan (VIDEO)

Pamje nga momenti kur një person i drejton armën një personi tjetër në Elbasan janë siguruar nga Euronews Albania. Në pamje duket momenti kur personi i cili ishte shënjestër e sulmit largohet nga ambientet e lokalit teksa autori i cili ndodhet jashtë ngrihet menjëhere dhe i drejton armën.

Personi reagon menjëhere duke i larguar armën dhe më pas largohet me shpejtësi. Ngjarja ka ngjallur shqetësim të klientët e tjerë në lokal të cilët ngrihen të shqetësuar nga tavolina. Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personin e dyshuar, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Lini një koment