E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›“Tërmet” në Spanjë, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i La Liga-s

“Tërmet” në Spanjë, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i La Liga-s

Miguel Ángel Gil Marín, CEO dhe drejtor i përgjithshëm i Atlético de Madrid, paraqiti dorëheqjen si nënkryetar i parë dhe anëtar i bordit të LaLiga-s të martën gjatë Asamblesë së LaLiga-s.

Sipas medieve spanjolle, arsyet e dorëheqjes së tij janë pasojë e një financimi të bërë nga LaLiga, prej mbi një milion eurosh, për Bashkimin Evropian të Klubeve (UEC).

Për më tepër, disa klube thuhet gjithashtu se po rishqyrtojnë qëndrimin e tyre zyrtar mbi këtë çështje në lidhje me shoqatën e krijuar në vitin 2023. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment