Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTerrorizoi ish-të dashurën për dy muaj, e rrëmbeu me forcë në makinë dhe e dhunoi, arrestohet 33-vjeçari

Terrorizoi ish-të dashurën për dy muaj, e rrëmbeu me forcë në makinë dhe e dhunoi, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur për rreth dy muaj ish-të dashurën e tij dhe më pas e ka marrë me forcë në automjet, ku dyshohet se e ka dhunuar dhe kanosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 shtator 2026 në Tiranë.

Dyshimet ndaj 33-vjeçarit nuk përfundojnë këtu. Një ditë më parë, ai dyshohet se ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish-partneres, me qëllim që ajo të largohej nga puna.

Policia ka ndërhyrë pas denoncimit dhe ka bërë arrestimin e të dyshuarit, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Një 33-vjeçar, pasi dyshohet se, për rreth 2 muaj, ka përndjekur ish-të dashurën, të cilën, më datë 17.09.2026, dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, ku e ka dhunuar dhe kanosur. Dje, dyshohet se 33-vjeçari ka kanosur punëdhënësin e kësaj shtetaseje, për ta hequr atë nga puna“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një koment