Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaThaçi dërgon të fala nga Haga, falënderon protestuesit: U bëtë zë i fuqishëm kundër padrejtësisë

Thaçi dërgon të fala nga Haga, falënderon protestuesit: U bëtë zë i fuqishëm kundër padrejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka dërguar të fala nga Haga për protestuesit që u mblodhën në sheshin e Prishtinës. Mesazhi u përcoll nga ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, pas vizitës së tij të radhës në Hagë, ku u takua me Thaçin.

Tahiri tha në rrjetet sociale se ky udhëtim dallohej nga të tjerët gjatë këtyre gjashtë vjetëve, sidomos pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, të cilin ai e konsideron të padrejtë.

Sipas Tahirit, Thaçi po e përballon sfidën me qetësi dhe besim të plotë se Apeli do ta korrigjojë vendimin.

Në mesazh, Thaçi i falënderon "secilin prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë".

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment