Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAbdixhiku pret delegacionin e deputetëve francezë, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë–Francë

Abdixhiku pret delegacionin e deputetëve francezë, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë–Francë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës, të shoqëruar nga ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si dhe për kontributin e saj në proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Francën dhe mbështetjes së saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Abdixhiku theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të vazhdimit të partneritetit me Francën.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment