Tharja e rezervuarit të Kasharajt, ekspertja: Duhen 20 vite për rikthimin e faunës!
Më shumë se 300 tonë peshq ngordhën pasi kompania ndërtuese “FLED sh.p.k.”, e kontraktuar nga Bashkia e Lushnjës për të rehabilituar shkarkuesin në Rezervuarin e Kasharajt, mori përsipër të thante rezervuarin pa u konsultuar më parë me ekspertët e faunës së sistemit ujor.
Leja e ndërtimit për “FLED sh.p.k.” është dhënë më 24 qershor 2025 dhe punimet duhet të përfundonin brenda 120 ditësh. Por kjo vonesë është marrë për të studiuar terrenin dhe kjo duket nga katastrofa ekologjike që shkaktuan ekskavatorët.
Që rezervuari i Kasharajt të ketë të njëjtën pasuri gjallesash, natyrës do t’i duhet pak para dhe shumë kohë.
Specialistët llogarisin se do të nevojiten më shumë se dy dekada.