”The Guardian”: Të paktën 35 000 vdekje në Evropë nga valët e të nxehtit këtë verë
LONDËR, 24 gusht /ATSH-AA/ – Sipas të dhënave në më pak se gjysmën e kontinentit evropian, këtë verë, gjatë katër valëve rekord të të nxehtit në Evropë, “të paktën 35,000 njerëz më shumë vdiqën nga sa pritej normalisht, shkruan gazeta The Guardian e cila analizoi të dhënat e disponueshme.
“Vdekshmëria e tepërt në tre nga vendet më të mëdha të BE-së – Gjermania, Franca dhe Spanja – ka tejkaluar tashmë 25 000 raste, sipas të dhënave të përkohshme kombëtare.
Ekspertët theksojnë se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm sapo të konsolidohen të dhënat e gushtit.