Toto Wolff: Ferrari ende nuk është rival i frikshëm, por ka bërë përparim të dukshëm
Ferrari është rikthyer në qendër të vëmendjes këtë sezon të Formula 1, duke regjistruar dy fitore në tri garat e fundit, përfshirë suksesin e Charles Leclerc në Silverstone. Ndërkohë, Mercedes shfaqi ritmin e tij më të mirë në Austri, ku triumfoi George Russell.
Sipas telesport, drejtori i Mercedes, Toto Wolff, tha se Ferrari ende nuk përbën një rival që «frikëson», por nënvizoi se problemet e besueshmërisë te skuadra e tij kanë qenë shqetësuese dhe kanë ndikuar në renditje.
Wolff theksoi se Mercedes ka humbur 75 pikë për shkak të teknikaliteteve dhe gabimeve të besueshmërisë. Ai vuri në dukje se Ferrari ka bërë një hap përpara dhe se në pjesën e parë të garës në Silverstone ritmi i italianëve ishte shumë i afërt me të tyre. Për më tepër, sipas tij, pa këto çështje të besueshmërisë, Mercedes do të kishte arritur fitore në Silverstone me Antonelli.
Ai shtoi se vëmendja e ekipit nuk është e përqendruar vetëm tek Ferrari, por përfshin edhe analizën e situatës së rivalëve të tjerë, duke kërkuar zgjidhje për problemet e brendshme të ekipit, siç raporton telesport.