Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tritol në derën e një banese në Shijak

Tritol në derën e një banese në Shijak

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:00 të natës në oborrin e një banese të pabanuar në fshatin Ardhishtë të Shijakut.

Sipas raportimev të policisë, si pasojë e shpërthimit në pronën e shtetasit me iniciale S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

Lini një koment