E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen mes dy palëve, të cilat pritet të vazhdojnë javën e ardhshme.

Duke folur për gazetarët në Kapitol, Trump tha se procesi po ecën në mënyrë pozitive dhe se SHBA po arrin rezultate të forta.

“Lufta po shkon shumë mirë. Siç e dini, ne po fitojmë me shumë diferencë. Irani po bën lëshime shumë të mëdha,” u shpreh ai.

Ai shtoi se zhvillimet e deritanishme kanë qenë “shumë, shumë, shumë të fuqishme”, ndërsa nuk dha detaje të tjera rreth përmbajtjes së negociatave.

Lini një koment