E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Arte›Trupa teatrale e shkollës “Andon Xoxa” në Fier vlerësohet me tri çmime në festivalin ndërkombëtar në Zagreb

Trupa teatrale e shkollës “Andon Xoxa” në Fier vlerësohet me tri çmime në festivalin ndërkombëtar në Zagreb

Trupa teatrale e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier është kthyer me tri vlerësime të rëndësishme nga Festivali Teatror Ndërkombëtar i Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, i zhvilluar në Zagreb, Kroaci.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nxënësit fierakë u vlerësuan për interpretimin e dramës “Gjaku i arbrit”, duke fituar mes çmimeve të tjera edhe dy çmimet e para për aktoren më të mirë, Ema Mëngjezi, dhe aktorin më të mirë, Edlin Dhefto.

Trupa teatrore është drejtuar nga mësuesja Laureta Janollari, nën udhëheqjen e së cilës nxënësit prezantuan në skenën e Zagrebit gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare.

Në reagimin e saj, ministrja Kumbaro vlerësoi talentin dhe përkushtimin e nxënësve, mësueses dhe gjithë trupës teatrale, duke e cilësuar këtë sukses si një tjetër arsye për krenari.

Tri vlerësimet e marra në këtë festival ndërkombëtar përbëjnë një arritje të rëndësishme për shkollën “Andon Xoxa” dhe promovimin e kulturës shqiptare përtej kufijve.

Lini një koment