Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

Një 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, i riu, me inicialet O. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë.

Përplasja ka qenë fatale për 21-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në të njëjtin motomjet udhëtonte edhe një 17-vjeçar, me inicialet D. C. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas Policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik / Informacion paraprak

Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një koment