E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›UEFA Youth League/ Partizani U-19 mbyll aventurën europiane

UEFA Youth League/ Partizani U-19 mbyll aventurën europiane

Partizani U-19 ka mbyllur rrugëtimin në UEFA Youth League, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës çeke Hradec Králové, e zhvilluar në transfertë.

Skuadra e kuqe arriti të kalojë me sukses raundin e parë të kompeticionit, duke eliminuar skuadrën malteze Valletta me rezultatin e përgjithshëm 6-0 në dy ndeshjet e zhvilluara.

Në raundin e dytë, Partizani u përball me Hradec Králové, që triumfoi në të dyja ndeshjet, duke siguruar kualifikimin më tej. Kështu, aventura europiane e të kuqve në këtë edicion të UEFA Youth League përfundon në raundin e dytë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment