Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaValdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë t�

Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë t�

Trajtimi më i shpejtë i dosjeve të pronave dhe më shumë transparencë me qytetarët ishin mesazhet kryesore që dha ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë prezantimit të Valdrin Pjetrit si drejtor i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Në takimin me stafin e institucionit, Gogu vlerësoi rolin e Agjencisë si një nga institucionet më të rëndësishme në administratën publike dhe u kërkoi punonjësve të rrisin ritmin e trajtimit të dosjeve dhe të vendosin objektiva të matshëm për shqyrtimin e tyre, duke theksuar se pas çdo kërkese qëndron një familje që pret një përgjigje nga shteti.

“Puna që bëni nuk është thjesht trajtim dosjesh. Është një proces që rikthen besimin te ligji dhe institucionet, duke u dhënë qytetarëve shpresën se shteti funksionon”, u shpreh ministri.

Ministri kërkoi gjithashtu më shumë transparencë, në mënyrë që çdo qytetar të mund të informohet për ecurinë e dosjes së tij, ndërsa vuri theksin edhe te integriteti profesional dhe respekti i njëjtë ndaj të gjithë qytetarëve.

Gogu theksoi gjithashtu se çështja e pronës është me rëndësi strategjike për vendin, pasi lidhet drejtpërdrejt me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik, klimën e investimeve dhe procesin e integrimit europian, veçanërisht me përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 23.

Lini një koment