Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVatrat aktive të zjarrit të përqëndruara në Dibër, ja si vijon situata në vend

Vatrat aktive të zjarrit të përqëndruara në Dibër, ja si vijon situata në vend

Ministria e Mbrojtjes ka vijuar informimin e saj rreth situatës së zjarreve në vend duke raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra, prej të cilave 3 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht.

Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal të Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 hektarë, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis.

Në Dajt-Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara.

Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut-Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë-Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe ndërhyrja është kryer nga ajri.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar gjithsej 292 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 3 helikopterë.

Lini një koment