Monday, 31 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVdekja e 37-vjeçares shtatzënë, policia nis hetimet në Pogradec

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, policia nis hetimet në Pogradec

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportit nga Pogradeci drejt Tiranës.

Në kuadër të hetimeve pritet të administrohet kartela mjekësore e pacientes, të merren deklarimet e personelit mjekësor dhe familjarëve, si dhe të verifikohen të gjitha rrethanat e trajtimit dhe transportimit të saj.

Motra e 37-vjeçares, e cila e shoqëroi gjatë qëndrimit në maternitet, pretendon se ka pasur vonesa në marrjen e shërbimit dhe në nisjen drejt Tiranës. Ajo kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe drejtësi për motrën e saj.

37-vjeçarja dyshohet se ka pësuar një hemorragji të brendshme, që sipas të dhënave paraprake nuk lidhej me shtatzëninë.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes do të kryhet autopsia mjeko-ligjore, ndërsa rezultatet e saj pritet të ndihmojnë hetuesit për të sqaruar nëse ka pasur apo jo përgjegjësi në trajtimin e pacientes

Lini një koment