Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVeliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është përfshirë në debate me avokatin e prokurorit Ols Dado, të cilin e ka paditur në Gjykatën Administrative për procedurat e emërimit të tij në SPAK.

“Në vendin tuaj do të isha shumë i shqetësuar, sepse përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur se nuk ka pasur një mbledhje. Ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen këtyre institucioneve. Ka mbërritur dita që në gjykatat e Republikës së Shqipërisë gënjejnë institucionet. Unë jam prova e gjallë se nuk jam mbi ligjin, por askush nuk mund të fshihet pas ligjit. Prokurori e ka monopolin për t’ia shkatërruar jetën dikujt, herë me të drejtë dhe herë më të padrejtë”, citohet të ketë thënë Veliaj, përcjell A2 CNN.

Veliaj i tha avokatit të Ols Dados: “Mos qeshni”. Avokati i Dados: “Unë nuk po qesh, s’ka asgjë për të qeshur.”

“Janë bërë plehrat mullar, aq sa shoh unë nga dritaret. Nuk është mbjellë asnjë pemë. Qyteti ka 500 ditë pa drejtim. Unë kam lënë aty projektet e shkollave, por askush nuk i merr përsipër. Ju jeni këtu për t’ia kthyer solemnitetin gjykatës, për t’i thënë asaj zonje: “Mos gënje.” Nëse vazhdon ky arsyetim dhe KLP thotë se kemi shkelur syrin për noterin me notë 5 që u bë prokuror dhe shkatërroi jetën e kryetarit të bashkisë, duhet t’i kthehet një përgjigje KLP-së: ku është vendimi dhe kur është bërë mbledhja? Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk është nën mbrojtjen e ligjit”, shtoi kryebashkiaku.

Lini një koment