E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiVIDEO/ Asist dhe gol, Asllani “rrëmben skenën” në Turqi

VIDEO/ Asist dhe gol, Asllani “rrëmben skenën” në Turqi

Fundjavë pozitive kjo për dy nga legjionarët kuqezi që aktivizohen në Superligën Turke. Të premten, Kristjan Asllani ka asistuar dhe ka shënuar gol për ekipin e tij,Beshiktash, në takimin kundër Gaziantep, në transfertë. Mesfushori shqiptar fillimisht në minutën e shtatë, harkoi direkt nga goditja e këndit, ndërsa Djalo përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë, […]

Fundjavë pozitive kjo për dy nga legjionarët kuqezi që aktivizohen në Superligën Turke. Të premten, Kristjan Asllani ka asistuar dhe ka shënuar gol për ekipin e tij,Beshiktash, në takimin kundër Gaziantep, në transfertë. Mesfushori shqiptar fillimisht në minutën e shtatë, harkoi direkt nga goditja e këndit, ndërsa Djalo përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë, duke zhbllokuar shifrat. Më pas erdhi edhe goli nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22-të të takimit. 24-vjeçari është i huazuar nga Interi, ndërsa lajm i mirë për të ishte rikthimi si titullar.

Nga ana tjetër, edhe Qazim Laci ka gjetur rrugën e rrjetës sërish të premten. Mesfushori kuqezi gjeti golin e barazimit kundër Koniaspor, në javën e 32-të të superligës turke. Ishte minuta e 16-të, që Rizespor kishte pësuar gol, ndërsa dy minuta më vonë Laçi këmbënguli duke rikthyer baraspeshën, pas një mungese përqëndrimi nga rivali. Laçi rezulton të jetë lojtari më efikas i Rizesporit këtë sezon. Dhe pse është mefushor, ai është golashënuesi kryesor i ekipit me 7 finalizime, ndërsa edhe ka asistuar 8 herë.

Lini një koment