VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë
Ish-ministri Fatmir Mediu është shfaqur në një video duke hedhur valle, ndërsa disa persona pranë tij i hedhin para, në një skenë që më shumë se politike duket si pjesë e një dasme tradicionale shqiptare.
Në një vend ku politika shpesh ngjan me spektakël, këtë herë skena nuk kishte nevojë për podium, mikrofon apo premtime. Mjaftoi një valle, pak muzikë dhe disa kartëmonedha për të prodhuar një pamje që flet më shumë se shumë deklarata politike.
/TemA