Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVIDEOLAJM / Rama mbërrin në Kuç të Vlorës, mbledh kryebashkiakët për reformën territoriale

VIDEOLAJM / Rama mbërrin në Kuç të Vlorës, mbledh kryebashkiakët për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e një lokali përgjatë aksit rrugor Kuç–Qeparo, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarët e bashkive të vendit.

Në Kuç kanë nisur të mbërrijnë përfaqësuesit vendorë, mes tyre kryetarja e Bashkisë Vlorë Bruna Mersini, kryetari i Bashkisë Himarë Vangjel Tavo, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe bashkëkryetari i Reformës Territoriale Arbjan Mazniku.

Rama është shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj.

Në fokus të takimit pritet të jetë reforma territoriale dhe riorganizimi i njësive të qeverisjes vendore qe kanë marrë një rëndësi të veçantë, ndërsa pritet të dalin detaje të reja mbi mënyrën se si do të vijojë procesi.

Lini një koment