Vizita në Estoni, Rama pritet nga presidenti Alar Karis
Kryeministri Edi Rama është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis gjatë vizitës së tij zyrtare në Talin.
Më herët Rama u prit në takim edhe nga homologu estonez Kristen Michal, ku theksi u vendos jo vetëm te integrimi, por edhe bashkëpunimi për një të ardhme më të sigurt dhe bashkëpunimi më të ngushtë mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Tallin, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për debatet mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale.
Pjesë e agjendës është edhe vizita në Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku Rama dhe delegacioni shqiptar do të takohen me drejtuesit e qendrës dhe do të njihen me veprimtarinë e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.
Gjithashtu, Kryeministri do të vizitojë Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe dhe e-Estonia Briefing Centre, një nga qendrat më të njohura ndërkombëtare për inovacion dhe qeverisje digjitale.
Ky vizitë nënvizon thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Estoni dhe synimin për bashkëpunim më të ngushtë në fushat strategjike të sigurisë, teknologjisë dhe integrimit europian.