Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaVlora Hyseni del sot para GJKKO-së për konfirmimin e masës së sigurisë

Vlora Hyseni del sot para GJKKO-së për konfirmimin e masës së sigurisë

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, do të dalë sot, më 24 shtator 2026, para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila do të shqyrtojë konfirmimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj saj dy ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Hyseni dyshohet për dy vepra penale: “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”, dhe është pezulluar nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Seanca e sotme vjen pas kthimit të saj nga Bakuja e Azerbajxhanit, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të shefave të shërbimeve informative. Një ditë më parë ajo iu dorëzua autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën për ekzekutimin e masës së sigurisë.

Hetimet e SPAK-ut lidhen me dosjen e AKSHI-t, ku Hyseni akuzohet se dha informacione shtetërore te grupet kriminale dhe se përkrahu biznesmenin Ergys Agasi. Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe besimin e aleatëve ndërkombëtarë ndaj Shqipërisë.

Burimi: Reporteri.net

Lini një koment