Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTre persona prangosen në Prishtinë për fajde, nën vëzhgim që nga viti 2021

Tre persona prangosen në Prishtinë për fajde, nën vëzhgim që nga viti 2021

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas të dhënave të Policisë, arrestimi i të dyshuarve u bë pas hetimeve disavjetore, konkretisht që nga viti 2021. Gjatë aksionit policor u kontrolluan dy lokacione, ku në cilësi të provave u sekuestruan tre telefona celularë, si dhe prova të tjera materiale që mund të jenë të nevojshme për procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit u dërguan në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment