Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVlorë, qytetarët gjejnë granata dhe armë të ndryshkura anash rrugës së Plazhit të Vjetër

Vlorë, qytetarët gjejnë granata dhe armë të ndryshkura anash rrugës së Plazhit të Vjetër

Disa granata të ndryshkura dhe dy armë të mbuluara me rroba janë konstatuar në anën e rrugës së plazhit të vjetër në Vlorë. Në zonën që shkon në drejtim të Zvërnecit tek Kanali i Motorit një qytetare ka parë armët dhe granatat anës rrugës.

Ato janë në një prej akseve rrugore më të frekuentuara në qytet dhe kanë dal në pjesën anësore të rrugës.

Elizabeta Shehaj është qytetarja e cila ka zbuluar armët. Ajo tregon se ka qënë duke kaluar kur ka shkelur njërën prej tyre. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Shehaj thotë se i ka gjetur në pjesën anësore të rrugës.

Fillimisht tregon se nuk ka ditur çfarë janë ato në momentet e para por pastaj kur e ka kuptuar nuk ka ditur si të veprojë.

Lini një koment