Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Von der Leyen: 63 shkolla u rindërtuan me mbështetjen e BE-së

Von der Leyen: 63 shkolla u rindërtuan me mbështetjen e BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se përmes programit “BE për shkollat” janë rindërtuar ose rikonstruktuar 63 shkolla në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo kujtoi mbështetjen e Bashkimit Europian pas tërmetit të vitit 2019 dhe theksoi se programi për shkollat ishte pjesë e kësaj mbështetjeje.

“Këta udhërrëfyes do e shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën Emin Duraku. Në vitin 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti dhe i mbaj mend ato ditë të tmerrshme, ne thamë që Europa do të qëndrojë krah jush. Dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE për shkollat është një program që vërtetë më pëlqen shumë. Me anën e këtij programi u rindërtuan apo rikonstruktuan 63 shkolla, mes të cilave edhe Emin Duraku.. Me shumë kënaqësi pres vizitën nesër”, tha mes të tjerash von der Leyen.

Lini një koment