E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Von der Leyen: Sanksionet e BE ndaj Iranit mund të hiqen nëse sjellja e tij ndryshon

Von der Leyen: Sanksionet e BE ndaj Iranit mund të hiqen nëse sjellja e tij ndryshon

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruae se sjellja e Iranit duhet të ndryshojë përpara se të hiqen sanksionet.

E pyetur në lidhje me qasjen e BE-së për heqjen e sanksioneve, Von der Leyen u tha gazetarëve se “parimi i sanksioneve është se ne kemi nevojë për ndryshime të vërteta në terren përpara se të mendojmë për heqjen e tyre”.

“Nëse sjellja po ndryshon në mënyrë të besueshme dhe të verifikueshme, atëherë mund të hiqni sanksionet.”

Ajo theksoi se sanksionet ndaj Iranit lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe armëve të shkatërrimit në masë.

Lini një koment