Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave

Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, duke deklaruar se vendi ka përmbushur 80% të reformave të parashikuara.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ajo bëri të ditur se Shqipëria ka përfituar deri tani 213 milionë euro, ndërsa pagesa të tjera priten në javët në vijim.

“Këta udhërrëfyes do e shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën Emin Duraku. Në vitin 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti dhe i mbaj mend ato ditë të tmerrshme, ne thamë që Europa do të qëndrojë krah jush. Dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE për shkollat është një program që vërtetë më pëlqen shumë. Me anën e këtij programi u rindërtuan apo rikonstruktuan 63 shkolla, mes të cilave edhe Emin Duraku.. Me shumë kënaqësi pres vizitën nesër”, tha von der Leyen.

Lini një koment